Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, po marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi.
Fjalimin e tij, Thaçi e nisi duke i përshëndetur Kurtin e Osmanin, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, në momentin kur Kryeparlamentarja Osmani ka arritur në Katedralen “Nënë Tereza”, ku po mbahet organizimi, ajo kalon afër Presidentit, pa u përshëndetur me njëri-tjetrin.
Pas fjalimit, Thaçi ka shtrënguar duart me rendin e parë të të pranishmëve, përfshirë edhe gruan e kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen.
Thaçi kaloi pranë Kurtit pa e përshëndetur atë.