Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, T7 raporton se është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.
Gjithashtu, siç raporton televizioni, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.
Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin