Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do ta takojë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Takimi pritet të mbahet në ora 17:00.
I pyetur rreth çështjes së postit të Presidentit, Kurti ka theksuar: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”.
Lokacioni i takimit nuk dihet ende.