Zyra e Kryeministrit njofton se Albin Kurti sot në agjendë ka një aktivitet, që do të shoqërohet nga ministri Lumir Abdixhiku.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, do ta vizitojnë Autoritetin e Aviacionit Civil.
Qeveria e ka shkarkuar Eset Berishën nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, të martën mbrëma.
Abdixhiku nuk është përfshirë në këtë shkarkim-ngarkim, ndërsa ai është shfaqur në mbledhjen e 100-ditëshit të Qeverisë.
Ministri i Infrastrukturës në fund të mbledhjes i ka thënë Kurtit se është ndier i ofenduar, pasi shefi i ekzekutivit tha disa fjalë për LDK’në.