Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të fillohet iniciativa e formimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut.
“Ne kemi qendrën tonë në Republikën e Shqipëtisë, por nga sot ne fillojmë me iniciativën e formimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.
Më tutje, ai tha se do të ketë Vetëvendosje edhe në Shqipëri, diasporë, Maqedoni të Veriut e çdo kund.
Kurti gjithashtu ka thënë se në Kosovë do të ketë zgjedhje së shpejti dhe se partia të cilën ai e udhëheq do të fitojë shumicën dhe se i gjithë pushteti do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai më tutje ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është qeveri e pakicës shqiptare