• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

15/05/2025 - 07:20:27
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

Në rezumenë e punëve që i japin të kryera si njëherë-e-mirë në veri të vendit Vetëvendosja e Albin Kurtit e trumbeton edhe mbylljen e disa rrugëve ilegale. Shtigje këto kryesisht të përdorura nga kontrabandues mallrash. Por, disa nga to i ktheu në kushte të vjetra vetë KFOR-i kohëve të fundit.

Se pse i rimbushën hendeqet apo gropat që ato rrugë i bënin të pakapërcyeshme nga Misioni Paqembajtës i NATO-s thanë për Nacionale se “mbushjet” e kryera nga ta kohëve të fundit nuk pengojnë aktivitetin policor në luftimin e kontrabandës, transmeton klankosova.tv.

Lexo më shumë

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

November 13, 2025
9
Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

November 13, 2025
13

Por, rikujtuan atë – ndryshe nga kënga sovraniste dhe e fushatës zgjedhore ‘cep më cep’ – “KFOR-i është autoriteti përfundimtar përgjegjës për integritetin dhe kontrollimin e Vijës Ndarëse Administrave”.

Kjo e fundit termi që KFOR-i përdor për t’iu referuar kufirit ndërshtetërorë Kosovë – Serbi, kufi të cilin me mandat t saj ajo e njeh veçse si ndarje-administrative.

KFOR tha se “gropat” u bënë në afërsi të “Vijës Ndarëse Administrative”, do të thotë kufirit, “në zona të ndjesme, pa njoftimin paraprak të KFOR-it”.

“Arsyeja ishte të shmanget rreziku i tensioneve apo keqkuptmeve përgjatë VNA-së. KFOR-i, pasi informoi të gjitha pakët, përfshirë organizatat e Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe, ndërmorri mbudshjen e atyre llogoreve”.

KFOR në përgjigjen me shkrim për Nacionale tha se “KFOR-i nuk ka asnjë kufizim për të kryer aktivitete të tilla” përçka u thirr në Marrëveshjen e Kumanovës që e bën KFOR-in “autoritet përfndimtar përgjegjës për integritetit dhe kontrollin” e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, thanë nga KFOR-i, qëndrojnë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës nëse duan të vendosin “pengesa” në pjesën e këndejme të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thanë ata.

Fjalët e KFOR-it, përgënjeshtrim i madh Kurtit

Tërë fushatën Albin Kurti e ka përqendruar te tregimi madhor se “tash ka integritet territorial cep më cep” – ndërsa saktësisht ‘në cepe’ del të jetë ndaluar nga KFOR-i.

Siç vijoi përgjigja më lart, KFOR deklaron të jetë “autoriteti përfundimtar përgjegjës…për VNA-në”.

“E tash Kosova e ka sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cep më cep si asnjëherë më parë”, është fjalia më lajtmotiv e fushatës zgjedhore të Albin Kurtit.

Në cep-më-cepësinë e integritetit territorial në vend janë shtuar rreth 1 mijë e 300-400 trupa të Forcës Paqembajtëse të NATO-s – që në fjalë të vetë Albin Kurtit opzozitar “nuk mbrojnë integritetin territorial të Kosovës, por Rezolutën 12/44”.

KFOR ka rritur praninë për rreth 28%, si dhe trefishuar e katërfishuar patrollimet në veri të Kosovës si dhe përgjatë vijës kufitare rreth 400 kilometërshe me Serbinë.

Se si shkojnë sovraniteti dhe integriteti territorial – kapaciteti për të ushtruar autoritet, dhe hapësira ku ushtrohet ai autoritet pa palë të ndërmjetme, penguese, me mandat jashtë-e-brenda kushtetues – me rritjen e pranisë së KFOR-it që operon me Rezolutë 12/44, është një kundërthënie në vete.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike
Lajme

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

November 13, 2025
9
Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku
Lajme

Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

November 13, 2025
13
Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim”  në Bosnjë
Lajme

Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim” në Bosnjë

November 13, 2025
15
Clark në këtë ditë do fillojë dëshminë në Hagë
Lajme

Clark në këtë ditë do fillojë dëshminë në Hagë

November 13, 2025
14
Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje
Lajme

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

November 12, 2025
7
Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit
Lajme

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

November 12, 2025
8
Next Post
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Më të fundit

  • AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike
  • Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku
  • Prokurorët nisin hetime: Grupe italianësh qëllonin civilët “për argëtim” në Bosnjë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi