Kryeministri në detyrë, Albin Kuriti ka nderuar martirët e Maocit të cilët u masakruan para 21 viteve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kurti ka thënë se përkundër që kanë kaluar 21 vjet ende askush nuk është gjykuar.
“Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzekutuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar.
Forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm.
Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka).
Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi”.