Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ai për të nderuar veprën e tyre u shoqërua nga bashkëpartiakët e tij dhe prindërit e Astrit Deharit dhe në fund u nënshkrua në librin e zisë, njofton Klan Kosova.
Homazhe për katër heronjtë po bëjnë edhe krerët institucionalë dhe shumë qytetarë.
Eshtrat e tyre do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.