Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi i cili njëherish përfaqëson këtë subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj mediave në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Kurteshit në Kosovë prodhohet “krim medial”.
Madje sipas tij, shumica e mediave në Kosovë janë “mashë dhe produkt i krimit të organizuar”.
“Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.
Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!
Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme”, ka shkruar Kurteshi.
Postimi i plotë:
KRIMI MEDIAL NË KOSOVË!
Krimi – nuk është informatë!
Vjedhja – nuk është informatë!
Mashtrimi – nuk është informatë!
Gënjeshtra – nuk është informatë!
Shpifja – nuk është informatë!
Fyerja – nuk është informatë!
Fshehja e vrasjeve politike nga pushteti vrasës – nuk është informatë!
Përkrahja e vrasësve kriminelë – nuk është informatë!
Arsyetimi i copëtimittë Kosovës – nuk është informatë!
Zhvatja e pronës publike – nuk është informatë!
Injoranca profesionale – Gënjeshtra – nuk është informatë!
E shumë veprime të tjera kriminale – nuk janë informatë!
As janë lajm!
Janë thjeshtë krim njerëzor e ligjor!
Fatkeqësisht, kjo është fytyra, përmbajtja, shpërfaqja dhe veprimi i shumicës së mediave, sidomos atyre audiovizuele dhe elektronike në Kosovë.
Në këtë shumësi krimi medial, moti, shumë moti janë bërë gati të padukshëm gazetare/ët dhe mediat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.
Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!
Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.
PërnjëGazetaritëLirë!
PërMediatëLira!
JoGazetarisësëKriminalizuar!
JoMediavetëKriminalizuara!.