Edhe sot si gati çdo ditë të ftohët, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme. Aktualisht në kryeqytet, niveli ndotës shënon 134 AQI, sipas të dhënave nga matësi i ambasadës amerikane, shkruan Express.
Kjo ndotje është e pashëndetshme.
Nga ajo që është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse, shkaktari kryesor i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, mirëpo edhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse.
Prishtina sot
Vitin e kaluar për një problematikë të tillë ishte protestuar në kryeqytet, kur ndotja e ajrit kishte kaluar të gjithë përmasat dhe Prishtina ishte radhitur si kryeqyteti i parë në botë me cilësi të rrezikshme të ajrit.
E Kosova kujtohet për mjedisin vetëm gjatë muajve të dimrit, kur Prishtina dhe rrethina ngufaten prej ajrit të ndotur. Në kohën e temperaturave të acarta vlon debati për ndotjen në rrjete sociale./