Që prej fillimit të pandemisë dezinfektanët janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Por përdorimi i tyre kërkon disa masa paraprake për të shmangur incidentet, dhe veçanërisht shpërthimin e dezinfektantit brenda makinës.
Sipas udhëzimit të lëshuar nga Departamenti i Zjarrit në Oconomowoc në Wisconsin, SHBA, shoferët nuk duhet të lënë shishen e dezinfektantit në makinë, sepse lëngu që ai përmban ka rrezik të lartë të marrë flakë.
Autoritete thonë se nëse shishja me dezinfektantë e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në makinë, ka probabilitet të lartë të shpërthejë.
Në çdo rast, do të ishte mirë të përdorimi i dezinfektantëve brenda (ose jashtë makinës) të bëhet me kujdes, sidomos në sezonin e verës.