Anëtari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk do të largohet nga subjekti.
Kuçi ka thënë se është një ndër themeluesit e këtij subjekti dhe se mungesa e tij në skenën politike ka qenë si pasojë e angazhimit në fusha tjera.
Kuçi ka thënë se diskursi politik ka ndërruar dhe se sot në skenën politike ka shumë negativitet.
“Nuk e lë PDK-në, kjo parti është krijesë e imja”, ka thënë ai në T7.