Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, e ka zgjedhur një kryeministër pas më shumë se 40 vjetësh të shuarjes së kësaj pozite. Në këtë post u caktua Manuel Marrero Cruz, i cili deri më tash ishte duke shërbyer si ministër i turizmit.
Pozita e kryeministrit në Kubë ishte shuar në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm revolucionar, Fidel Castro. Sidoqoftë, ky post u kthye pas miratimit të kushtetutës së ndryshuar këtë vit.
Kryeministri Marrero, 56 vjeç, do t’i marrë disa prej përgjegjësive që më parë i ka pasur presidenti i vendit komunist.
Megjithatë, analistët besojnë se ky vendim është thjesht pjesë e ndryshimeve kozmetike, sepse Partia Komuniste Kubane dhe ushtria mbesin dy institucionet e vetme vendimmarrëse në shtetin ishullor.
Zgjedhja e Marrero-s si kryeministër i Kubës u miratua njëzëri nga deputetët e Kuvendit Kombëtar.
Në vitin 2000, ai ishte zgjedhur kryetar i një grupi turistik të udhëhequr nga ushtria. Ky grup është pjesë e sanksioneve amerikane të presidentit Donald Trump.
Marrero ishte emëruar ministër i turizmit në vitin 2004 dhe prej asaj kohe i ka sjellë Kubës rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve, shkruan “BBC”, transmeton