Rasti i vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës, 30-vjeçarit Flordian Shabaj, me vendim të Gjykatës Supreme është kthyer në rigjykim. Seanca është caktuar të mbahet me 6 shkurt në orën 13:30.
Flordian Shabaj, vdiq në një aksident trafiku në nëntor të vitit 2022 në fshatin Jashanicë të Klinës.
Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë me të cilin Arton dhe Nezir Duraku për këtë rast ishin dënuar së bashku me 15 vite burgim për mosdhënje të ndihmës gjatë aksidentit në të cili ishin të pëfshirë viktima dhe të dënuarit e latëcekur. Por, në aktgjykimin e Supremes të cilin e publikoi Gazeta Express, thuhej se “dënimet e shqiptuara janë tejet të larta”.