Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se tash janë ekzekutuar pagesat për 27 mijë e 572 familje si pjesë e pakos për ndihmë gjatë pandemisë.
“Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje!”.
“Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar!”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.
“Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga COVID-19”.