Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë që do të drejtohet nga Lumir Abdixhiku. Krahasur me kryesinë e vitit 2021 kur Abdixhiku e kishte marrë partinë, vërehen disa ndryshime.
Tek nënkryetarët, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Anton Quni mbesin të pandryshuar, ndërkohë që janë shtuar edhe Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, secili me detyra specifike. Në vitin 2021 nënkryetare ka qenë edhe Shqipe Mjekiqi, por kjo e fundit ka ndarë rrugët me LDK-në.
Tek sekretarët, Imri Ahmeti mbetet i pandryshuar, ndërkohë që atij i është bashkuar edhe Sokol Haliti. Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm, ndërkohë Sokol Haliti, kryetari i Vitisë ka marrë besim dhe pozitë të lartë ku do të jetë Sekretar i Degëve Jashtë të LDK-së.
Emrat e rinj të inkuadruar në kryesinë e re janë: Alush Gashi, Berat Rukiqi, Visar Azemi, Visar Berisha, Ruzhdi Shehu, Mirjeta Kalludra, Izet Sadiku, Ema Nikçi Rexha, Behgjet Xheladini, Besnik Osmani dhe Florian Dushi