Vaksinimi i stafit mjekësor ka filluar edhe në Komunën Vitisë.
Kryetari Sokol Haliti, në Klan Kosova bëri të ditur se dozat e vaksinave të ofruara për këtë komunë nuk janë të mjaftueshmë për vaksinimin as të 50 përqind të stafit mjekësor.
“Po, është e vërtetë. Dje ka filluar fushata e vaksinimit. Mirë ka shkuar, me një rregullaritet të plotë. Me një revizion që ka bërë stafi pranë QKMF-së. Edhe pse kemi shumë pak vaksina, që nuk e mbulojnë stafin mjekësor të Vitisë”.
“Me rëndësi ka filluar mirë. Është pranuar mirë. Opinioni është sensibilizuar mirë.Momentalisht 100, që është shumë pak që nuk e mbulojnë stafin mjekësor. Por, besojmë që në të ardhmen do të kemi shumë më shumë”.
“As gjysma e stafit nuk vaksinohet, për shkak se janë edhe qendrat ambullantore. Megjithatë ka filluar me 100 vaksina dhe ta shohim. Sot do të jemi në kontakt dhe besoj që do të marrim edhe shumë të tjera”.
Haliti ndër të tjera tha se nuk i komenton masat e reja anti-COVID të Qeverisë.
Ai tha se Komuna e Vitisë i ka zbatuar që nga fillimi masat e përcaktuara nga ana e ekzekutivit.