Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka rezultuar negative në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore.
Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar. Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.
Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet”, ka shkruar ai.
Më tej, Elezaj thotë se situata me Covid-19 në Klinë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, prandaj ju bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të kenë kujdes.