Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë ose do të bëhet ose do ta bëjë ai.
I pari i Deçanit pas takimit që ka pasë me kryeministrin Avdullah Hoti ka paralajmëruar se do të ketë një takim me të gjithë ambasadorët më 27 gusht.
Postimi i plotë i Bashkim Ramosajt në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Kam filluar sot takimet, fillimisht me Kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht,kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët!
Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.
Bëhet ose do e bëj!