Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban në zyren e tij fotografinë e Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, raporton Express.
Kjo është bërë e ditur në disa fotografi që ka publikuar vetë Muharremaj, në llogarinë e tij në Facebook.
Por, përveç fotografisë së Rugovës, në zyre ai e ka të vendosur edhe fotografinë e Presidentes aktuale, Vjosa Osmanit.
Ndryshe, sipas Ligjit për Protokollin e Shtetit, fotografia e presidentes duhet të vendoset në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
“Obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit. Përmasat minimale duhet të jenë 40 – 60 cm”, thuhet në ligj.