Kryetari Haliti merre pjesë në forumin e konsultimeve online në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në raundin e parë të forumit të konsultimeve online për propozimet e katërta të IPA-së në kuadër Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Gjatë këtij takimi ai në veçanti ka folur për projekt propozimet e komunës së Vitisë për të vazhduar në kuadër të këtij projekti.
Përndryshe me parë në kuadër të projektit ndërkufitar Vitia ka pasur bashkëpunim me Komunën e Likovës dhe Kriva Palanka të Maqedonisë së Veriut me të cilët janë realizuar disa projekte të përbashkët.