Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar fshatin Sllatinë të Epërme të kësaj komune.
Ai aty nga afër ka parë punimet të po zhvillohen në disa projekte infrastrukture si në asfaltimin e rrugës në drejtim të varrezave në këtë fshat por edhe të rregullimit të rrugëve tek familja Azemi apo njohur ndryshe edhe si të “ Kupecëve” si dhe në rrugën në lagjen “Tërstenaj”.
Me këtë rast kryetari Haliti, është pritur nga disa qytetarë ku në takimet me të banorët janë shprehur falënderues ndaj atij për punën që po bënë ai dhe komuna e Vitisë në krijimin e kushteve sa më të mira dhe të sigurta për lëvizjen e qytetarëve.
Kurse i pari i kësaj komune theksoj se Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar që të realizoj sa më shumë projekte në të gjitha lokalitetet e kësaj komune dhe atë në fusha të ndryshme.
“ Deri me tani kemi realizuar shumë projekte në të gjitha lokalitetet e komunës sonë dhe atë në fushat e ndryshme. Natyrisht se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë që të arrijmë sa më shumë projekte në të gjitha fushat pasi që me këtë synojmë të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, u shpreh Kryetari Haliti.