• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kryetarët e këtyre komunave kanë një thirrje për qytetarët

05/05/2020 - 08:36:11
A kemi të drejtë sot të lëvizim brenda Prishtinës? Tregon kryetari Ahmeti

Me lehtësimin e masave, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili filloj të zbatohet të hënën e 4 majit, edhe qytetarët filluan të ndihen më të relaksuar, duke dalë në rrugë, me raste madje edhe pa dorëza e maska mbrojtëse.

Kryesisht në Prishtinë, por edhe në Gjakovë u pa një numër i madh qytetarësh të cilët dilnin nëpër rrugë, teksa nxiti edhe reagim e shqetësim tek institucionet që po përpiqen ta menaxhojnë sa më mirë gjendjen me pandeminë COVID-19.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14

Shqetësim për këtë sjellje të qytetarëve, patën kryetarët e disa komunave, e po ashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook reagoi duke lutur qytetarët për kujdes më të shtuar, pasi masat nuk janë larguar dhe qarkullimi kaq i madh mund të rezultojë me një shpërthim të valës së re të infeksionit.

“Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerëzve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit. Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë”, shkroi Ahmeti.
Kurse, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se dalja e madhe e qytetarëve i rrit gjasat për infektime të reja.

Gjini përmes një postimi iu drejtua qytetarëve, duke u thënë se do të kërkoj nga policia që të ndërmarr masat e nevojshme kur nuk përfillen rregullat e vendosura kundër pandemisë.

“Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e coronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie. Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prapë.

Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra. Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë.

Për këtë arsye unë do të kërkoj nga policia që të ndërmerr masa. Nëse doni ta kalojmë këtë pandemi më shpejtë përfillni rregullat”, shkruan Gjini.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës reagoi duke thënë se sjellja e tillë e qytetarëve është e rrezikshme, dhe kërkoi nga institucionet e inspektoratet të angazhohen më shumë ditëve në vijim.

IKSHPK-ja theksoi se rreziku i përhapjes së virusit ekziston akoma dhe është e domosdoshme distanca fizike dhe përdorimi i maskave e dorëzave.

“Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, shkruan IKSHPK-ja.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
14
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
15
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
Viti: Dhunohet seksualisht një vajzë

Tre persona dyshohet për dhunimin e një femre në Mitrovicë

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi