Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka takuar sot anëtarin më të ri të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, Agron Beka, i zgjedhur së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.
Hyseni njoftoi Bekën me detyrat dhe përgjegjësitë e KPK-së, si dhe aktivitetet që do të realizohen deri në përfundim të vitit kalendarik.
“Ne mirëpresim bashkëpunim tuaj profesional në proceset dhe sfidat e ardhshme, në mënyrë që të arrijmë avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve që do të mundësojnë sa më shumë efikasitet, llogaridhënie dhe transparencë në sistemi prokurorial të vendit tonë”, deklaroi Hyseni.
Gjithashtu Hyseni, ka vlerësuar angazhimin e Kuvendit të Kosovës në procesin e përzgjedhjes së anëtarit të KPK-së, duke theksuar se ende mbeten boshe edhe dy pozitat e anëtarëve të tjerë nga radhët e shoqërisë civile dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat janë mjaft të rëndësishme për funksionalitetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.