Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani, ka ndarë një mesazh të veçantë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e reflektimit, falënderimit dhe bashkimit.
Në një mbrëmje të organizuar me kolegët, Osmani shprehu mirënjohje për punën, përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer të stafit të Termokos, duke e vlerësuar si një pjesë të rëndësishme të suksesit të ndërmarrjes.
“Në një natë si kjo, ku jemi mbledhur së bashku, e vetmja gjë që ka kuptim është falënderimi i pafund për gjithçka që bëjmë,” u shpreh Osmani.
Ai gjithashtu uroi që agjërimi i besimtarëve të jetë i pranuar dhe rikujtoi përkushtimin e Termokos në misionin e tij për një Prishtinë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Termokos – Kryeqyteti Prishtina