Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar lehtësimin e pjesshëm të masave kufizuese në Auckland, kundër koronavirusit, aty ku kishte shpërthim të infeksioneve.
Por, ajo ka paralajmëruar se ende nuk ka kaluar rreziku, dhe priten shifra të larta të infeksioneve.
Derisa masat kufizuese pjesërisht po lehtësohen nga sonte tubimet deri në 10 persona do të jenë të ndaluara.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se “masat kufizuese janë shumë të rëndësishme, nëse duam që ta mposhtim virusin duhet të mos takohemi një kohë mes vete” .
Po ashtu maska mbetet obliguese e në transportin publik në tërë Auckland.