Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka qenë i njoftuar vazhdimisht me veprimet e qeverisë përfshirë vendimin e fundit për targat dhe letërnjoftimët e Serbisë.
“Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar për veprimet tona”, tha Kurti sot.
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, nga Beogradi, dje tha se vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat ia ka ndërruar “temat dhe planet” e vizitës së tij në Kosovë e Serbi.
“Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai.