Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Getoar Mjekun zëvendësministër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mjeku, i cili e ka publikuar në Facebook vendimin për emërimin e tij në këtë pozitë.
Kujtojmë që Mjeku ka shërbyer si këshilltar i ministres së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari në Qeverinë Kurti 1