Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se nga data 1 shtator 2020 do të fillojë procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Përmbaruesi Privat, duke theksuar se kjo vlen për ata të cilët kanë borxhe te akumuluara ndër vite.
KRU “Prishtina” thotë se deri më tani janë dërguar dhjetëra lëndë në zyrën ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.