Hulumtuesja nga KDI, Violeta Haxholli, ka paralajmëruar se buxheti i Kosovës mund të shfrytëzohet vetëm në dy muajt e parë të vitit 2020.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “duhet vendim i Kuvendit (të konstituuar) me u shty kjo shumë për muajin mars, përndryshe asnjë pagese nuk mund të bëhet më”.
Postimi i plotë:
Para se me mëndu me na qu ne zgjedhje te reja:
Me 6 tetor kemi votu. Pas 3 muajve ende skemi institucione te reja.
Buxheti aktual mund te shfrytezohet vetem edhe 2 muaj (janar dhe shkurt) edhe ate vetem 1/12 e buxhetit. Duhet vendim i Kuvendit (te konstituar) me u shty kjo shume per muajin mars, perndryshe asnje pagese nuk mund te behet me.
Pra 3 muaj na u deshen me i kry zgjedhjet, a vec edhe 2 muaj ka buxhet. Llogariteni ju vet tash cka eshte me mire per shtetin e qytetaret.