Mesditën e sotme në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, =
Rastin për Telegramisot e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lëndua”, ka thënë Ahmeti.
Ajo theksoi se aktualisht, hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.