Agjencia Kundër Korrupsionit i ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2020.
Pasurinë e ka deklaruar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.
Haliti në formularët e AKK-së vetëm pasuri të paluajtshme i ka deklaruar mbi pesë milionë euro.
Ai ka deklaruar një objekt afarist 400 metra katror nga biznesi familjar nga viti 1993 me vlerë 260 mijë euro.
Gjithashtu ai ka deklaruar një shtëpi banimi 300 metra katror nga biznesi familjar prej vitit 1993 me vlerë 80 mijë euro i cila është e prindit, një tokë bujqësore, 25 mijë e 700 metra katror e trashëguar me vlerë 370 mijë euro po ashtu e prindit, një objekt hotelier të përbashkët, 500 metra katror me vlerë 200 mijë euro, një objekt afarist të përbashkët me sipërfaqe 1 mijë e 100 metra katror me vlerë 600 mijë euro, një tokë bujqësore 38 mijë metra katror të trashëguar, me vlerë 500 mijë euro, e cila është e prindit të tij dhe tokë dhe objekte të përbashkëta, tetë mijë metra katror me vlerë 3 milion euro.
Haliti ka deklaruar 5 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare dhe 10 mijë euro të holla të gatshme të përbashkëta.