Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se shumë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që do të ishin funksionarë sikur të ekzistonte ende Jugosllavia.
“Vetëvendosje është strehë e njerëzve që Jugosllavinë e kanë në zemër”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.
“Ata e kanë gjetë strehën kryesisht në VV. Marksistët e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje një linjë e atyre…E mira është që kanë ikur dhe tash janë në VV. Çfarë është sot VV? Miksturë e filoJugosllavëve dhe marksistëve të kaluarës ilegale”.
“Qysh mund të tregojnë këta njerëz se janë kombëtar. Në bazë të çkaje në bazë të asaj që thonë?. Ne e shohim atë çfarë kanë bërë. Nuk mund t’i qes në peshore Albin Kurtin dhe Kadri Veselin”.
Krasniqi në Zona Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se PDK është ‘Norevegji’ për partitë tjera.