Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Bekë Berisha, ka mësuar nga afër për telashet që po përballen banorët e fshatit Kralan në Gjakovë. Gjatë diskutimit me banorët e fshatit Kralan, ata kërkuan nga Berisha, sa më shumë përkrahje në zgjidhjen e çështjes së papunësisë, gjë e cila është problematika kryesore e banorëve të këtij fshati.
Problemet e paraqitura nga banorët ishin infrastrukturore si prania e ujërave të zeza dhe mungesa e rrymës elektrike në këtë vend. Banorët e fshtatit Kralan , e vlerësuan shumë sinqeritetin dhe afërsinë e deputetit Berisha i cili deklaroj .
“Fitorja jonë në shërbim të qytetarëve, është qëllimi ynë i përbashkët, për tu treguar njerëzve se ne dimë të punojmë me vizion për të ardhmen, se ne dimë të ndërtojmë një Kosovë më ndryshe” ka thënë Bekë Berisha.
Për fund, Berisha kërkoj ndihmën e të gjithë banorëve në tejkalimin e sfidave në të cilat gjendet sot Kosova. “Me ndihmën tuaj, unë do punoj për ju, familjen dhe fshatin tuaj. Do të punojë për Kosovën” shtoj ai.