Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1408 vendvotimeve, pë të cilat kishte marrë vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve ka përfunduar në ditën e 12-të.
Sipas Valmir Elezit brenda 24 orëve mund ta paraqiten ankesat në PZAP, ndërsa publikimi i rezultateve në faqen e KQZ-së pritet të bëhet më së largu ditën e nesërme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para certifikimit të rezultatit përfundimtar merr konfirmimin nga PZAP dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje në zhvillim.