Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është i gatshëm edhe për organizimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Valmir Elezi, zëdhënës i këtij institucioni, tha se vazhdimisht e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm që ta përmbushin këtë obligim kurdo që iu kërkohet.
Duke mos dashur të komentojë zhvillimet në vend, ai thotë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton zhvillimet politike. Lidhur me temën në përgjithësi, KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, shtoi ai.