Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime, kurse deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha Elezi.
Ai, gjithashtu bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.
KQZ ditën e enjte po ashtu ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 58 vendvotime tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.