Komuna e Shtimës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe një person, si pasojë e koronavirusit,
E ndjera është një 73 vjeçare, e cila kishte edhe probleme tjera shëndetësore.Në njoftim thuhet se ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.Njoftimi i plotë: NJOFTIM
Shtime, 25 prill 2020 – Komuna e Shtimes është informuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot, ka ndërruar jetë F.G 73 vjeçe, nga fshati Pjetërshticë e diagnostifikuar më parë me sëmundje kronike (paralizë cerebrale), ndërsa më 20 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid – 19.
I shprehim ngushëllime familjes, Pjetërshticës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.
Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.
Ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për kujdes në pjesëmarrje në varrim.Shtabi Emergjent.