Shumicën e pagesave furrat e marketet e vogla e kanë me para tëimëta. E kur vjen koha e deponimit të tyre në banka, duhet të paguajnëtarifa të larta. Pronari furrës, Luz Mita, ankohet se bëhet fjalë për përqindje tëpapërballueshme.
“Nëse i dorëzojmë në bankë, banka na merr 5 përqind provision që është shumë jashtëzakonisht e lartë 5 %. Nëse I dërgojmë 100 copw nga 2 euro, banka i merr 100 euro”, thotë Mita.
Oda e afarizmit të Kosovës disa herë mbajti takime me guvernatorin e BQK-së Fehmi Mehmeti, nga I cili moripremtime se tarifat do ti ulin.
Zëdhënësja e OAK, Fjolla Smajlaj, konfirmon të kenë marrëzotime për ndihmë.
“Kemi marë premtime se do t’ shqyrtojnë kërkesat. Ne kemikwrkuar uljen e kwsaj tarife pasi edhe vendet e rajonit, e kanë 2 deri në 3 përqind,”thotë Smajlaj.
Sipas saj, arsyetimi I bvankave komerciale ka qenë se përnumërimin, ruajtjen e administimin e këtyre parave janë tëpunësuar persona të vecantë në bankë, prandaj edhe ekziston kjotarifë.
Por në Shoqatën e Bankave të Kosovës përmes një emaili thanëse ky process ka një kosto direkte dhe indirekte. Për më tepërbankat janë të lira vetë ti përcaktojnë cmimet.
“Cështja e përcaktimit të përqindjes si tarifë për deponim tëmonedhave është qështje e bankave individualisht, respektivisht, e tregut te lire te cmimeve”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave.