Dje është arrestuar një person në Shtërpcë pasi që kishte rrahur bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, “balldëzkën”
Si pasojë, të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shtërpce, 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motrën e saj të dyja kosovare.
Si pasoj e rastit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.