Një person është ekstraduar nga Franca në Kosovë gjatë të premtes i dyshuar për vrasje në tentativë.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve, ai dyshohet se tentoi të kryente një vrasje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 24 prill 2007.Sipas raportit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 24.04.2007 ─ 18:32. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 në bazë të letër rreshtimit ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.