• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosovarët përdorues e kultivues të mëdhenj të narkotikëve – Për 1 vit mbi 1 mijë të arrestuar

03/05/2021 - 09:20:10
Kosovarët përdorues e kultivues të mëdhenj të narkotikëve – Për 1 vit mbi 1 mijë të arrestuar

Ndonëse janë ilegale, në Kosovë po përdoren mjaft shumë substancat narkotike, përfshirë marihuanën, kanabisin, heroinën e ekstazinë,

Gazeta Sinjali ka siguruar shifra të përdorimit të tyre, të kultivimit, të të arrestuarve, e madje edhe të ngritjes së kallëzimeve penale.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
129

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali tha se në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë në vitin 2020 ka iniciuar gjithsej 1,005 raste të reja, ka arrestuar 1,144 persona dhe ka përcjellë 714 kallëzime penale ndaj 938 të dyshuarve.

Prej tyre, për trafikim janë regjistruar 170 raste, janë arrestuar 276 persona dhe janë ngritur 185 kallëzime penale ndaj 284 personave të dyshuar.

Për posedim të drogave, siç mësoi Sinjali, janë regjistruar 802 raste, janë arrestuar 847 persona të dyshuar dhe janë ngritur 508 kallëzime penale ndaj 633 personave të dyshuar.

Për kultivim janë regjistruar 33 raste, janë arrestuar 21 persona të dyshuar dhe janë ngritur 21 kallëzime penale ndaj 21 personave të dyshuar dhe 1 rast është iniciuar për droga të tjera.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve, për heroinë janë iniciuar 37 raste dhe janë arrestuar 48 persona, për kokainë janë regjistruar 38 raste dhe janë arrestuar 70 persona, për marihuanë janë iniciuar 898 raste dhe janë arrestuar 1,005 persona, ndërsa janë iniciuar 33 raste dhe janë arrestuar 21 persona për kultivimin e bimëve të kanabisit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

Po ashtu, janë konfiskuar 9 kilogramë e 803.65 gramë heroinë, 2 kilogramë e 676.85 gramë kokainë, 225.42 gramë ekstazi, 256 kilogramë e 717.9 gramë marihuanë dhe 5622 bimë kanabis.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Neni 3 i Ligjit nr.02/L-128 për substancat narkotike, thotë se ndalohet çdo lloj veprimtarie me bimët narkotike përveç për qëllime të hulumtimeve shkencore, edukative dhe policore, gjithashtu, ndalohet kultivimi e përdorimi i tyre.

Po ashtu, me ligj ndalohet shitja, qarkullimi, importi, eksporti, transporti, blerja, furnizimi dhe posedimi i të gjitha substancave narkotike.

Sinjali ka mësuar se Policia e Kosovës ende nuk posedon raportin periodik të këtij viti lidhur me shifrat e përdoruesve, kultivuesve e të arrestuarve për narkotikë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
5
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
129
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
24
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
1
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
10
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
8
Next Post
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i drejtohet me letër Kuvendit në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i drejtohet me letër Kuvendit në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit

Më të fundit

  • Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)
  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi