Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ-të mjedisore me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë, bashkë me fëmijët e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë në parkun Gërmia kanë organizuar ecjen e lirë.
Kjo ditë u konsiderua si shumë e rëndësishme për ruajtjen e ambient dhe promovimit të shëndetit.
Zëdhënësi i MMPH-së, Leutrim Sahiti tha se ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e natyrës.
Përfaqësuesi i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Samir Behrami duke folur për rëndësinë e mjedisit kërkoi nga institucionet që të kenë fokus të veçantë parkun Gërmia.
Ndërkaq, nga përfaqësuesja e OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit, Merlina Muqa, tha se ruajtja e mjedisit duhet promovohet më shumë. /kp/