Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot është marrë vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet për zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë nga koronavirusi, raporton Telegramisot.com
Këtë thotë se e ka bërë pas rekomandimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezulloj përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete: Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali.
“Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në orën 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panik, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë ai.