Presidentja Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të amandamentimit të Marrëveshjes së Grantit me USAID, tha se kjo e fuqizon përkushtimin e ShBA-së karshi Kosovës.
Kosova do të përfitojë 1.6 milionë dollarë nga kjo marrëveshje. Osmani thotë se me këtë marrëveshje synojnë rritjen e cilësisë së qytetarëve.
“Jam e lumtur që në praninë e tyre kemi nënshkruar amendamenti marrëveshje mes Kosovës e SHBA-së. Marrëveshja e nënshkruar nënkupton që përfiton 1.6 milionë dollarë. Kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale nënkupton përkushtimin e ShBAsë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”.
“Përkufizimi i grantit ngërthen në vete edhe përkushtim tonë që synon rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë pa dallim. Ambicia jonë është e qartë që ta bëjmë Kosovën vend llogaridhënës e mbikëqyrësh. Qëndrojmë pran ShBA-së ashtu siç qëndron ajo me ne. Raportet me të kanë ekzistenciale. Jemi me fat që kemi aleat si ta. Republikën e Kosovës do ta bëjmë ashtu siç duan ta shohin miqtë tanë”.“Zoti i bekoftë popujt tanë. Amerikën e Kosovën”.