Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë.
Të shtunën paradite Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur Italinë me rezultat 31:26, njofton Telegramisot.com
“Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë kemi udhëhequr nga fillimi e deri në fund. Epërsia shkoi deri në 6 gola”.
“Leonora Demaj si kapitene e vërtetë ka shënuar plot 11 gola. Është shquar me paraqitje të nivelit të lartë edhe Mirela Gjikokaj që shënoi 8 gola.
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë debutuar me shumë sukses dhe kanë dëshmuar që në start që do të ndihmojnë shumë ekipin tonë kombëtar”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës.