Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat, ku edhe do të merren masat e reja antiCOVID.
Telegramisot mëson se në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.
Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.
Mbyllen qendrat tregtare nga 6 deri më 18 prill.
Shërbimet e gastronomisë mbyllën, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take aëay”
Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.
Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.
Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:
-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
-Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.