UEFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Artur Dias nga Portugalia do të jetë referi kryesor i kësaj ndeshjeje të rëndësihme për “Dardanët”
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka zbuluar sot emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët” do të luajnë me malazezët në duelin që do të zhvillohet të hënën duke filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.