• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për kriminelin Veselinoviqi

02/12/2019 - 06:19:38
Kosova lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për kriminelin Veselinoviqi

Njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, Zvonko Veselinoviq, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ish-udhëheqësi i rojave të urës në veri të Mitrovicës, është vënë në kërkim për ngjarjet të cilat pasuan ndërhyrjen e njësiteve speciale në korrik të 2011-s, raporton KTV.

Lexo më shumë

Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un

Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un

June 21, 2025
16
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar

June 21, 2025
21

Njësitë speciale, në atë kohë, kishin ndërhyrë në veri ndërsa gjatë tërheqjes ishte vrarë polici Enver Zymberi, e pika kufitare e Jarinjës ishte djegur nga serbët.

I dyshuar për një sërë veprash penale dhe si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal në veri të Mitrovicës, Veselinoviqi tani do të kërkohet përmes fletarrestit ndërkombëtar.

Prokuroria Speciale ka disa ditë që ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Veselinoviqin.
Ndonëse ka vite që Veselinoviq nuk ndodhet në Kosovë, Prokuroria thotë se gjatë hetimeve që po bënte në vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, ka hasur në aktivitete ilegale të Veselinoviqit.

Derisa Gjykata Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për KTV-në, ka konfirmuar se tashmë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka lëshuar letër-reshtim vendor dhe ndërkombëtar për Veselinoviqin, nën dyshimet se ai ka kryer disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrje e organizim i grupit kriminal”.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special – duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndaj të pandehurit Z.V., ka lëshuar urdhërarrest, letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, nga neni 283, paragrafi 3 lidhur me nenin 174 paragrafi 3, neni 365 paragrafi 4 dhe neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Ndryshe, Zvonko Veselinoviq, së bashku me vëllanë e tij, ishin arrestuar në vitin 2011 në Serbi, por që më pas ishin liruar pasi që Gjykata në Serbi kishte thënë se nuk është kompetente për t’i hetuar aktivitetet e kryera në territorin e Kosovës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai dyshohet se ka lidhje të forta edhe me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili gjithashtu është duke u kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviq.

Ndonëse ka vite që Veselinoviqi fshihet në Serbi, ai vitin e kaluar ishte parë në veri të Mitrovicës, gjatë një proteste të serbëve, pjesë e së cilës ishte edhe Lista Serbe.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un
Lajme

Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un

June 21, 2025
16
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar

June 21, 2025
21
Ushtria izraelite tregon se kur i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit
Bota

Ushtria izraelite tregon se kur i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit

June 21, 2025
18
Paralajmëron Rusia: Vrasja e Khameneit do të shkaktonte kaos
Bota

Teherani përjashton bisedimet bërthamore nisin sulme të reja tëIranit dhe Izraelit

June 21, 2025
41
Vuçiq e telefonon Trumpin: Biseda ishte tejet e përzemërt
Lajme

Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë ,”E ndala luftën, duhej të ma jepnin Nobelin”

June 21, 2025
15
Alarm: Ja pse Vuçiq mund të nis një konflikt në Kosovë
Lajme

Vuçiq paralajmëron “luftë”: Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë”

June 21, 2025
275
Next Post
Ja çka pritet të ndodhë sot

Ja çka pritet të ndodhë sot

Më të fundit

  • Bekë Berisha: Albini tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndali KEK-un
  • Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar
  • Ushtria izraelite tregon se kur i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi