• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kosova jo por avokati serb ngrit kallëzim penal për terrorizëm ndaj Radojiçiqit dhe grupit të Banjskës

04/10/2023 - 18:12:31
Vuçiq: Radoiçiq gjendet në Serbi dhe ja çka do ta pres

Avokati serb, Cedomir Stojkovic, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kallëzim penal për terrorizëm dhe për ndihmë të terrorizmit kundër Milan Radojiçiqit, të paktën 30 personave të panjohur që kanë vepruar në Banjskë më 24 shtator, gjithashtu edhe ndaj disa personave që janë krye të shërbimit të sigurimit shtetëror dhe shumë personave të tjerë të dislokuar në zonën e sigurisë tokësore për ndihmë të terrorizmit,shkruan Gazeta Express.

“Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, sot dorëzova KALLËZIM PENALE PËR TERORIZIM DHE NDIHMË TË TERORIZMIT”, ka shkruar Stojkovic.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kërcënohet Vjosa Osmanin me fjalën “t’vraj”, zbulohet përmbajtja e plotë

May 19, 2025
63
Skandal seksual në zyrë, Safet Gjici lirohet nga burgu

Skandal seksual në zyrë, Safet Gjici lirohet nga burgu

May 19, 2025
10

Avokati serb ka shkruar se sipas ligjeve të Serbisë, të gjitha grupet paraushtarake jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, dhe thotë se Grupi i Radojiçiqit është grup terrorist.

“Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosur rëndë dhe nëse duan të përdorin forcën për të arritur politikën. Çdo përdorim (joshtetëror) i forcës në zbatimin e çdo politike është terrorizëm. Dhe çdo grup i tillë është një grup terrorist. Grupi i Milan Radoiçiqit është një grup terrorist”, ka shkruar avokati Stojkovic, raporton Express.

Ai tutje thotë se kolona prej 25 makinash plotë me armë të përdorura nga grupi i Radojiçiqit mund të kalonin pa u kontrolluar përmes zonës së sigurisë tokësore, përkatësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën vetëm me urdhër të Aleksander Vulinit.

“Një kolonë me 25 fuoristradë plot me armë mund të kalojë pa u ndalur dhe pa kontroll përmes zonës së sigurisë tokësore, gjegjësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën VETËM dhe ekskluzivisht nëse kreu i shërbimeve të sigurisë serbe ka dhënë urdhër për ajo kolonë e armatosur të lejohet të kalojë. Është territori më i siguruar i Serbisë, ku janë dislokuar vazhdimisht njësiti antiterror, forcat speciale dhe ushtria serbe. Mund ta testojmë këtë: le të fillojmë me 25 automjete në një kolonë në të njëjtën rrugë si grupi i Milan Radoiçiqit dhe të shohim se sa larg do të shkonin. (Do të ishim arrestuar tashmë në Novi Pazar)”, ka shtuar tutje në njoftimin e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se armët që janë konfiskuar janë nën kontrollin e Serbisë dhe se asnjë pajisje e tillë s’mund të kishte dalë nga fabrikat apo magazinat pa ndihmën e shërbimeve të sigurisë.

“Armët që janë konfiskuar janë armë ushtarake (mina kundërtank, granata për mortaja, sisteme raketore Pritiv-tek), prodhimi dhe shpërndarja e të cilave është NË KONTROLLIN MË TË RREPTË të Republikës së Serbisë. Asnjë pajisje e tillë nuk mund të kishte dalë nga magazinat dhe fabrikat serbe dhe të vinte në duart e atij grupi pa ndihmën dhe organizimin e njerëzve të lartë të shërbimeve të sigurisë serbe. Ashtu siç nuk mund të marr në dorë një raketë HIMARS apo një sistem Javelin pa miratimin dhe ndihmën e qeverisë amerikane. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiqit me armë po ndihmon terrorizmin. Dhe pikërisht këtë kanë bërë zyrtarët më të lartë të NN të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Për këtë arsye janë përfshirë në kallëzim penal”, ka shkruar ai pa dhënë emra.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kërcënohet Vjosa Osmanin me fjalën “t’vraj”, zbulohet përmbajtja e plotë

May 19, 2025
63
Skandal seksual në zyrë, Safet Gjici lirohet nga burgu
Lajme

Skandal seksual në zyrë, Safet Gjici lirohet nga burgu

May 19, 2025
10
Punëtorët e kompanisë së pastrimit në Drenas futën në grevë
Lajme

Prokuroria fillon hetimin për “mungesën e trajtimit të mbeturinave” në Prishtinë

May 19, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

E rëndë: Gjendet e vdekur një foshnje pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë

May 19, 2025
14
Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë
Lajme

Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

May 19, 2025
25
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë
Lajme

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

May 19, 2025
23
Next Post
Skandal: Prokuroria serbe e mbronë Radoiçiqin, thot se armët nuk i mori nga Beogradi

Në këtë poligon u stërviten ter*roristët serbë në veri

Më të fundit

  • Kërcënohet Vjosa Osmanin me fjalën “t’vraj”, zbulohet përmbajtja e plotë
  • Skandal seksual në zyrë, Safet Gjici lirohet nga burgu
  • Prokuroria fillon hetimin për “mungesën e trajtimit të mbeturinave” në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi